Hallaçi: Sot ishte ndeshje mëse e vërtetë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

1
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin e tij për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, u shpreh se sot ishte një ndeshje mëse e vërtetë, ndërsa theksoi se ekipi verilindor duhet të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Kam dëgjuar thashetheme gjatë javës, besoj se sot u bindën të gjithë se ishte ndeshje mëse e vërtetë. Ishte ndeshje jo edhe shumë e mirë nga ne, megjithatë, duke parë që morëm tri pikët, është shumë e rëndësishme që jemi në rrugën tonë.

Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, ishte e rëndësishme të merrnim tri pikë ndaj një skuadre si Tirana”.

“Ndeshja e sotme ia ka mbyllur të gjithëve gojën se jemi lodhur në fushë. E keni parë të gjithë sot, për pak e pësonim.

U treguam të zotë se shënuam. Kjo ndeshje nuk ka lidhje me atë që ndodh mërkurën.

Sot kishte raste andej, raste këndej. Duhet të themi që kjo ndeshje i dha fund të gjitha llafeve dhe thashethemeve që u thanë gjatë gjithë javës, mendoj se sot u pa që çdo gjë ishte drejtësi.

Gjithsecili ka mendimin e tij”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi. /minuta90.com/

1 KOMENT

  1. Qe kjo ishte ndeshje e vertete Hallaçi te na binde per kete qe thote bashke me Presidentin e tij Gjici duke mundur Tirane dhe duke u kualifikuar ne kupe te merkuren . Ndryshe kjo nuk eshte as me shume as me pak o Hallaç veçse nje pazar i ndyre qe qelb futbollin. Kjo ndeshje eshte nje shfaqje e turpshme, por nese ju kualifikoheni ne kupe do te te japin te drejte ty e Presidentit tend dhe do t’ju kerkojme ne falje. Ne se Gjoka pak dite para ndeshjes tha se aleanca ben dhe politika e jo me ne ne futboll ishte i sakte, por e urdheruan te terhiqej nga kjo deklarate, por kot se ne o Hallaç kemi ne krye nje FSHF me ne Krye Duken qe vetem pazare per fitime e trukime te ndeshjeve me te gjitha llojet e menyrave me Presidente, arbitra, e lloj lloj menyrash per te diktuar e vendosur ndeshjet si i duan ata. Na rrofte ne qe ndjekim futbollin ne televizor se ne stadium e kemi braktisur prej kohesh se ato jane thjeshte shfaqje te turpshme qe nuk kane lidhje me futbollin.

Comments are closed.