Ilir Daja: Në Kukës vetëm për fitore

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Skënderbeu në Kukës për të fituar duke rigjetur Hamdi Salihin. Sulmuesi është rikthyer në stërvitje me bardhekuqtë pasi iu nënshtrua kurës së fizioterapistes së njohur Mariana në Beograd.Riaftësimi i shkodranit përpara një ndeshje të tillë shihet me sy pozitiv dhe nga trajneri Ilir Daja që në Kukës është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij luan një finale për titullin ndaj një kundërshtari të pamposhtur në Superiore.

“Është një transfërtë shumë e vështirë sepse Kukësi është rivali dirëkt. Kukësi nuk e njeh humbjen dhe ne jemi të detyruar të shkojmë vëtëm për fitore. Bësojmë se dhe ne kemi shanset tona. Vijmë nga nëntë fitore rresht, kemi gjjthë kontigjentin përvec lilajt. Sot është rikthyer dhe Salihi pas kurimit jashtë Shqipërisë dhe kjo na i rrit shpresat dhe shanset.”

Gjithsesi marrja e 3 pikëve nuk do të thotë domosdoshmërisht presion për ekipin, pasi Daja kërkon qetësi duke kujtuar se dhe me një barazim cështja e titullit do të mbetej e hapur deri javën e fundit.

“Nuk është i vetmi rezultat firorja pasi ka dhe një javë tjetër duhet të jemi të qetë. Do ta kërkojmë fitorën por jo më dozë emocionale por me qetësi. “

Trajneri i korcarëve beson se Salihi ka shumë mundësi që të jetë i gatshëm që nga minuta e parë për transfertën e Zeqir Ymerit, ndërkohë që i diferencuar është stërvitur dhe Liridon Latifi, që ka marrë një goditje në ndeshjen e fundit të kampionatit.

“Kemi prakrikën e  Osmanit që dëmtimin e kishte më të rëndë se Salihi, por pas kësja terapie ishte i gatshëm. Mëndoj dhe shprësoj që Salihi të jetë i gatshëm.”

Në fund dhe cështja e gjyqtarit, me FSHF që rrëzoi kërkesën e Skënderbeut për arbitër të huaj, me Dajën që beson gjithsesi se kjo përballje do të jetë jo vetëm një mundësi për të dyja ekipet për të treguar sesa vlejnë por dhe për gjyqtarin gjithashtu duke dashur të besojë te gjyqtarët shqiptarë.

“Unë nuk e dija që nuk do të merrej parasysyh dhe përpara kësaj kam thënë që dhe gjyqtarët tonë mund ta mbajnë këtë ndeshje. Ajo që e bënte më të lehtë me arbitër të huaj është që do të ishin më ton më të zbutur. Jam i bindue se cdo gjyqtar që do të gjykojë këtë ndeshje do të këtë një bonus dhe për karrierën e tij.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.