Ish kampioni i botës Nicky Haiden në gjendje të rëndë shëndetësore

0
SHPËRNDAJE


Për fat të keq nuk ka asnjë përmirësim gjendja shëndetësore e ish kampionit të Botës në Moto GP Nicky Haiden. Spitali Bufalini i Cesenës ku Haiden gjendet i shtruar që pasditen e së mërkurës pasi u përplas nga një makinë ndërsa stërvitej me bicikletë, publikoi këtë të enjte buletinin e ri mjekësor ku shprehet, shkruan supersport.

“Nuk ka të reja thelbësore në krahasim me komunikatën e shpërndarë të mërkurën mbrëma. Pacienti mbetet i shtruar në repartin e reanimacionit, dhe tabloja klinike është ekstremisht e rëndë”.

Piloti që fitoi Botërorin e Moto Gp në 2006-ën, sic u bë e ditur më parë, është në gjendje të rëndë, aq sa nuk mund ti nënshtrohet operacionit, ndaj mbahet në reanimacion, ku problemi parësor është një hematomë e pësuar në kokë, ndërsa ka fraktura edhe në këmbë dhe në pjesën e legenit. Gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, skuadra e Honda-s në Superbile ishte në spital për ti qëndruar pranë Heiden në një moment vërtet delikat për jetën e 35-vjecarit amerikan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.