Kukësi/ Ndaj Flamurtarit shansi i fundit i Milinkovic

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ “Tërbimi” pas 2 pikëve të lëna në “Zeqir Ymeri” me Vllazninë ishte i madh, por u mbulua në një farë mënyrë pas ndeshjes. Stafi mund të justifikohet me mungesat e shumta, ndërkohë që trajneri Mladen Milinkoviç u tregua i zgjuar dhe tha se vetëm presidenti Safet Gjici ka të drejtë të ankohet.

Trajnerii Kukesit Milinkovic

Ky i fundit u largua vetëtimthi nga stadiumi dhe tashmë sigurisht që nuk e vlerëson më me notën “9” trajnerin serb. Kukësi është 5 pikë pas Skënderbeut në renditje pas 8 javësh kampionat dhe tani Milinkoviç e ka vërtet keq punën.

Nuk është se ka ndonjë vendim deri tani nga ana e presidentit Gjici, por masat ndëshkimore financiare për ekipin janë të pashmangshme, kurse trajnerit i është ngushtuar shumë laku.

Flamurtari është shansi i fundit për trajnerin e Kukësit, që do të thotë se një humbje në Vlorë, me të gjitha gjasat, sjell largimin e tij. Fitorja e shpëton, ndërsa barazimi thjesht e mban në po këtë situatë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.