Kukësi/ Pakult ka probleme me mbrojtjen

0
SHPËRNDAJE

Kukësi luan këtë fundjavë një duel të rëndësishëm ndaj Kamzës, në të cilin nuk i lejohen hapa fals. Nëse nuk merr tri pikët, skuadra e drejtuar nga Pakult mund të shkëputet shumë nga Flamurtari i vendit të dytë dhe komplikojë rrugëtimin drejt pozitave që sigurojnë pjesëmarrjen në Europë.

Ndaj për këtë ndeshje kundër një rivali që luan për të njëjtat objektiva, Kukësit do t’i nevojitej një formacion në formën maksimale. Por Pakult aktualisht ka probleme me ndërtimin e mbrojtjes, pasi Alla dhe Shameti nuk janë në formën më të mirë.

I pari ka pësuar një dëmtim një gju dhe sipas informacioneve nga kampi verilindor, rrezikon të kthehet vetëm muajin e ardhshëm në fushat e lojës.

I dyti, njëkohësisht edhe kapiten i ekipit, ka pësuar një dëmtim në dorën e djathtë gjatë sfidës së fundit kundër Flamurtarit. Ai është detyruar të vendosë dorën në allçi gjatë këtyre ditëve dhe në fundjavë do të luajë me dorë të fashuar.

Meqenëse Hoxha nuk i përballon ende 90 minuta pasi vazhdon të ndjejë shqetësim në kavilje, kjo detyron Pakult të kthejë përsëri Musollin në prapavijë, e cila është kthyer në repartin më problematik deri tani për skuadrën e tij.

Kukesi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU