Kukësi – Skënderbeu / Ja formacionet dhe arbitri

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kukësi dhe Skënderbeu janë gati të zbresin në fushë për t’u përballur mes tyre. Ndeshja luhet sot prej orës 14:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Supersport.

Për Kukësin mungesa e vetme është ajo e Shametit, vendin e të cilit e zë ish-mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha. Pjesa tjetër është e njëjtë me ndeshjen me Laçin, me Zeqirin të rikthyer, por që e nis nga stoli.

Te Skënderbeu Gavazaj nuk është në dispozicion të Dajës, ndërkohë që edhe Osmani e Radas nuk kanë ende formën e duhur. Taku ka zënë një vend në treshën e sulmit, kurse në mesfushë Dita preferohet para Nimagës, që ka pasur probleme fizike së fundmi.

Kukesi – Skenderbeu

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Hoxha, Imami, Guri, Musolli, Kërkotiç, Kale, Bakaj, Alijev. Trajner: Mlladen Milinkoviç
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Muzaka, Dita, Lilaj, Taku, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja


Një çështje e “nxehtë” është edhe ajo e arbitrit që do të gjykojë ndeshjen e sotme, teksa është përzgjedhur Kridens Meta, që vjet ka qenë disa herë protagonist dhe Kukësit “i ka dalë për mirë” me të.

Duke qenë në njëfarë mënyre i etiketuar, arbitri kryeqytetas do të jetë nën presion për të bërë mirë. Gjithashtu edhe gjykimi që bëri vjet Enea Jorgji i “përndjek” të gjithë. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë e gjitha sot.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.