Kukësi/Habit Gjici. Ja sa fitore radhazi i kërkon skuadrës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kampionët në fuqi janë në pozita të mira në klasifikim, në vend të dytë dhe 3 pikë pas Skënderbeut. Kanë arritur disa fitore radhazi, dy nga të cilat në transfertat e Lushnjës dhe Gjirokastrës, por sërish presidenti Safet Gjici nuk është plotësisht i kënaqur.

Kreu i klubit verilindor ka kërkuar nga ekipi i tij 4 fitore radhazi dhe stafit teknik e lojtarëve u duhet një forco e madhe, ndoshta edhe një mrekulli, sepse kalendari në vazhdim është shumë i vështirë. Kukësi pret këtë javë Vllazninë, më pas shkon të luajë në fushat e Flamurtarit dhe Kamzës, për t’u kthyer sërish në “Zeqir Ymeri” për të pritur Partizanin. Duhen 12 pikë, që nuk janë të paarritshme, por të paktën në transfertë është shumë, shumë e vështirë.

Një problem më vete te kampionët janë dëmtimet e shpeshta dhe edhe për këtë çështje presidenti Gjici është shumë i nervozuar.

Trajnerii Kukesit Milinkovic
Lushnja – Kukesi
Alijev-Kukesi-gol-ne-Lushnje-

S'KA KOMENTE

Comments are closed.