Kush Jemi

Kush Jemi

logo e 90 minuta.comMinuta90.com është një faqe sportive, e ngritur gjatë muajit qershor të vitit 2015, për të informuar në kohë reale sportdashësit shqiptarë, jo vetëm për futbollin vendas, por edhe atë europian e botëror.

Gjithashtu, në hapësirën tonë nuk do të gjeni vetëm futboll, por do të mundohemi t’u japim rëndësinë e duhur edhe sporteve të tjera, të eklipsuara disi nga futbolli, si loja më popullore në botë.

Ndryshe nga mediet e tjera sportive; televizione, gazeta, faqe interneti online, etj.; minuta90.com kërkon të jetë pranë jush, duke iu sjellë realitetin në thellësinë e tij, duke goditur fenomene të ndryshme, që janë kthyer në “vatra kanceroze” të sportit tonë, sidomos të futbollit.

Faqja jonë e internetit nuk kërkon të jetë palë me asnjë media, skuadër, lojtar apo drejtues, të kujdo ekipi apo institucioni qofshin ato. Nuk do të lejojmë askënd të ndërhyjë në përcaktimin e së vërtetës, do të qëndrojmë larg çdo “tarafi” dhe klani mediatik dhe jo vetëm.

Duke ju falënderuar për vëmendjen, ju ftojmë të jeni pjesëtarë të faqes sonë në këtë rrugëtim të gjatë, që ne kemi nisur në botën e trazuar të futbollit dhe sporteve të tjera në vendin tonë.

Ju mund të denonconi çdo problem sportiv, duke dërguar ankesat tuaja në adresat tona të kontaktit. Pasi të kemi konfirmuar se ngjarja është realitet, padyshim do të keni përkrahjen tonë në të gjitha drejtimet.

Në faqen tonë do të keni gjithashtu mundësi të përfitoni edhe dhurata të ndryshme, në bazë të Quizz-eve që do të publikojmë në faqen tonë zyrtare. Ndërsa në “dyqanin” tonë mund të siguroni fanelat e skuadrave të zemrës, por edhe produkte të tjera sportive, dhe jo vetëm.

Sinqerisht, stafi i minuta90.com