Luftetari/ Ja pse klubi largoi dy lojtare

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Luftëtari ka prezantuar dje trajnerin e ri, Hasan Likën, dhe tashmë po mendon për ndeshjen e radhës në shtëpi me Kukësin, që do të luhet të shtunën dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në “Supersport”.

Trajneri kryeqytetas nuk do të ketë për këtë ndeshje në dispozicion tre lojtarë. Njëri është portieri Festim Miraka i pezulluar nga klubi dhe nga Komisioni i Disiplinës me pesë ndeshje.

Dy të tjerët janë të larguarit e fundit, sulmuesi Fabricio Nunjez dhe mbrojtësi Fakundo Nasif. Arsyeja e largimit të tyre është krejtësisht financiare, pasi lojtarët po qëndronin më së shumti në stol dhe klubi ka prishur kontratat me ta dhe nuk ia vlente të paguante aq shumë për ta.

Luftetari
Luftetari duke festuar 1 gol

S'KA KOMENTE

Comments are closed.