Lushnja/ Ish bomberi merr stolin e Lushnjës

0
SHPËRNDAJE

As Kristaq Mile dhe as Hysen Dedja. Trajneri i ri i Lushnjës do të jetë Dorian Bubeqi, ish-lojtar i kësaj skuadre. Kavajasi 39-vjeçar, i cili aktualisht drejton Erzenin në Kategorinë e Parë, ka rënë dakord me drejtuesit e Lushnjës të marrë drejtimin e saj dhe tani pritet vetëm që të bëhet zyrtarizimi.

Lajmi po qarkullon në ambientet sportive. Në ndeshjen e sotme me Teutën skuadra lushnjare me siguri do të drejtohet nga Çuko dhe Gjika, ndërsa më pas, pasi të bëhet edhe zyrtarizimi, në stol do të ulet Dorjan Bubeqi.

Nje nga lojtaret e Lushnjes duke festuar shenimin e nje prej penalltive ne perfundim te ndeshjes se futbollit play-out, Kastrioti i Krujes-Lushnja, 2-4, me penallti, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa, pas se ciles Lushnja do te luaje ne Ligen Superiore ne sezonin e ardhshem.
Bubeqi tashme trajner

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.