Milan, gati “Plani B” i merkatos

0
SHPËRNDAJE

Axel Witsel
Axel Witsel

Serie A/ Pasi dështoi të firmosë me Geoffrey Kondogbia, që u transferua tek rivalët e Interit, tashmë Adriano Galliani ka gati planin B për të vënë në zbatim. Administratori i deleguar i kuqezinjve, që njihet për goditjet e tij të bujshme në merkato, duket se e ka hartuar planin për të përforcuar skuadrën.

Galliani ka në listën e tij së fundmi 3 lojtarë, që janë ndër më të kërkuarit në merkato. I pari është mesfushori belg i Zenitit, Axel Witsel. Pasi fitoi kampionatin rus, tani mesfushorit është në kërkim të një aventure të re në Europë. Milani është një destinacion i mundshëm, por për Witsel kanë patur interesim edhe shumë skuadra të mëdha në kontinentin e vjetër. Tashmë për të siguruar shërbimet e belgut 26 vjeçar, “Djalli” duhet të mposhtë konkurencën e Chelsea, Manchester United por edhe të rivalëve te Juventusit.

Carlos Bacca
Carlos Bacca

Emri i dytë është ai i Carlos Bacca. Kolumbiani shkëlqeu këtë sezon me Seviljen duke fituar Europa League, por edhe në La Liga. Bacca është një sulmues me shifra të mëdha, pasi ai ka shënuar 49 gola në 108 ndeshje për andaluzët. Sulmuesi 28 vjeçar shihet si një nga lojtarët më me potencial, por tratativa për të fillon menjëherë me probleme. Klauzola për lojtarin është plot 30 Milion Euro, dhe gjithashtu edhe Roma është “vërsulur” drejt sulmuesit. Klubi verdhekuq ka arritur një akord verbal me Baccën për 3 Milion Euro në sezon, por duket se klauzola është ajo që po mban peng këtë transferim, pasi romanët e kanë vënë në krye të merkatos sulmuesin. Nga ana e tij kolumbiani ka bërë një marrëveshje “burrërore” me drejtuesit e Seviljes, dhe nëse drejt tij do të ketë ndonjë ofertë konrekte ata do t’a lejojnë të largohet edhe nëse ka ndonjë ofertë më të ulët se klauzola. Milan pritet të bëjë lëvizjet e duhura për të afruar në ekip “bomberin” kolumbian.

Luiz Adriano
Luiz Adriano

Emri tjetër që ka dalë në skenë është ai i sulmuesit të Shakhtarit, Luiz Adriano, që i përfundon kontrata me ukrainasit vitin tjetër. Idea që niset Milani është që t’a transferojë atë në janar me kosto zero (ashtu siç di më mire Galliani). Është e ditur se nëse Milani do të futet në tratativa për në verë, atëhere klubi ukrainas do të kërkojë çmimin e kartonit për lojtarin. Gjithashtu ende nuk është sfumuar pista Jovetiç, që mbetet ndër dëshirat kryesore të Milanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.