Milot Rashica drejt SERIA A-së

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Milot Rashica po bën mirë në Holandë me Vitesen, ndaj për të ka pasur interes nga klube të ndryshme dhe një nga emrat për të përfolur është ai i Napolit.

Sërish janë rikthyer këto zëra, teksa “Corriere dello Sport” shkruan se Napoli veç rinovimeve të kontratave me Reinën dhe Mertens, po mendon edhe për të afruar elementë të vlefshëm për skuadrën.

I pari është Milot Rashica, 21-vjeçari që është përmendur edhe në të shkuarën për një kalim te skuadra italiane, por jo vetëm. Ai shihet si një alternativë për Kajehon, ndërkohë që po në Holandë Napoli po vëzhgon edhe Bernard Traore, i huazuar nga Çelsi te Ajaksi.

Në Francë po vëzhgohet Ounas i Bordos dhe Denis Suarez i Barcelonës, të cilin De Laurentis e ka “fiksim” që kur ishte pjesë e Vijarealit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.