minuta90.com sjell 11-shen më të dobët të javës

0
SHPËRNDAJE

Eshtë mbyllur të dielën java e 21-të e Superligës, ku u prodhuan ndryshime në klasifikim. minuta90.com, ashtu siç do javë tjetër sjell më të dobëtit e javës së 21-të.

Stivi Frashëri – Flamurtari vazhdon të jetë në rënie të lirë. Portieri i vlonjatëve në ndeshjen ndaj Vllaznisë nuk ishte në formën e tij më të mirë, teksa bëri gabime foshnjarake, ku edhe te golat ai si “gardiani” i kuqezinjve kishte fajet e veta.

Veton Shabani – Nga mbrojtja në sulm, te Korabi ishin të shumtë ata që stonuan në takimin ndaj Luftëtarit. Kosovari në prapavijë la hapësira pa fund në fraksionin e dytë, duke bërë që Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj të depërtojnë lehtësisht.

Sodiq Atanda – Mbrojtja e Partizanit ka kohë që nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm dhe, ndonëse trajneri Sulejman Starova është munduar të bëjë rrotacion në këtë sektor, gabimet mbeten të paevitueshme. Qendërmbrojtësi në fjalë vinte nga pezullimi në këtë takim dhe, nëse gjyqtari Emirjon Sino, nuk do të ishte zemërgjerë, ai mund të dilte me karton të kuq që në pjesën e parë, teksa nigeriani, edhe në momente të tjera, shfaqi pasiguri si në markim me sulmuesin Andi Ribaj dhe në ndërhyrje poashtu.

Taulant Kuqi – Mbrojtja e Flamurtarit ka lënë shumë për të dëshiruar në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Mesfushori vlonjat, që po luan në pozicionin e qendërmbrojtësit la hapësira pa fund, duke bërë që vlonjatët të ndëshkohen në momentet e tyre më të mira.

Franc Veliu – E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin e Flamurtarit, teksa ky i fundit la hapësira të shumta në qendër të mbrojtjes, nga ku erdhi goli i tretë i shënuar nga Denis Pjeshka.

Ergis Mersini – “NO COMMENT” as për ish-kapitenin e Luftëtarit, teksa la hapësira të shumta, të cilat u shfrytëzuan nga kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina.

Serginho – Mesfushori me tipare sulmuese, që mund të luajë, edhe si sulmues i dytë nuk ishte në lartësinë e duhur ndaj Skënderbeut, teksa ai u markua në mënyrën e duhur nga tre mbrojtësit e Skënderbeut, Marko Radas, Tefik Osmani dhe Bajram Jashanica. Për këtë arsye, trajneri Bledar Sinella vendosi që ta zëvëndësonte me fillimin e pjesës së dytë, duke aktivizuar në vend të tij sulmuesin Alush Kanapari.

Alfred Zefi – Mesfushori shfaqi një formë të dobët, ku ky i fundit u ndëshkua edhe me karton të kuq në minutën e 61-të, për shkak të një gjesti anti-sportiv.

Alush Gavazaj – E njëjta gjë vlen edhe për ish-mesfushorin e Tërbunit dhe Tiranës, i cili shfaqi një formë të dobët, teksa ishte larg pritshmërive.

Danilo Alves – Një paraqitje larg prishtmërisë bëri sulmuesi brazilian, i cili ishte shumë i nervozuar gjatë lojës dhe për më tepër shpërdoroi edhe raste për shënim. Duke parë gjendejn jo të mirë të sulmuesit, trajneri Gentian Mezani e zëvëndësoi në pjesën e dytë, në minutën e 64-të, atëherë kur u aktivizua në lojë sulmuesi anësor, Ivan Galiç.

Caleb Ekuban – Italo-ganezi nuk i shfrytëzoi me sukeses disa raste që iu paraqitën, teksa ai nuk duket në ekipin e Partizanit që nga 22 dhjetori, atëherë edhe kur i shënoi ato dy gola Skënderbeut.

Trajner, Gentian Mezani – Flamurtari mund të kishte dalë minimalisht me një pikë nga stadiumi “Loro Boriçi”, edhe pse kanë qenë më parë në avantazh, por në fund ishin vendasit e Vllaznisë ata që triumfuan. Skuadra e trajnerit Mezani nuk mundi që në sekondat e fundit të takimit të ruante barazimin, duke u ndëshkuar, teksa me humbjen e pësuar në javën e 21-të, Flamurtari është në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe në ndeshjet e radhës pritet kthesa, edhe pse do të jenë mjaft të vështira.

/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.