Ndahet nga jeta ish kampioni i qitjes Rexhep Rrapushi

0
SHPËRNDAJE

Një lajm i trishtë për vlonjatët. U nda nga kjo jetë një Kampion i madh i Vlorës dhe i Shqipërisë. Mes të gjallëve kampionëve- legjenda, Vlora do të ketë një më pak.

Ai është Rexhep Rapushi Kampion kombëtar që nga viti 1957. Fitues i medaljeve të arta në Spartakiadën Kombëtare – 1965-1969-1974-1979-1984. Trajner i ekipit kombëtar 1978-1983 në vitin 1965 merr titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit” Kampion kombëtar – 1957 deri në vitin 1966.

Ne vitin 2002 “Medalje e Artë “ ”Për merita në fushën e Sportit”
Në kampionatin ballkanik 1982 në Athinë, ekipi kombëtar i drejtuar prej tij në vendin e dytë. Në kampionatin ballkanik të vitit 1983 në Stamboll, renditet në vendin e parë duke fituar medaljen e artë. Rexhep Rapushi ishte trajneri i i një brezi qitësash kampion të “Flamurtarit” që bën emër të madh në sportin e qitjes shqiptare. I harruar nga shteti pas viteve ’90 dhe i pavlerësuar nga qyteti i tij, të cilit i dha një emër të madh në rang kombëtar e ndërkombëtar. Lamtumirë Mjeshtër! Emri dhe vepra jote do të mbetet në historinë e Vlorës.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.