Pakult kërkon fitoren e parë në shtëpi  me Flamurtarin: Balde është larg formës

0
SHPËRNDAJE

Kukësi do të përballet ditën e dielë në orën 13:00 me Flamurtarin, në kryendeshjen e javës së 18-të të Kategorisë Superioren.
Skuadra e trajnerit Pakult do të kërkojë fitoren përballë vlonjatëve, në misionin për mbrojtjen e titullit kampion. Tekniku austriak doli sot në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve ku foli për ecurinë e skuadrës, dëmtimin e mbrojtësit Albi Alla si dhe për sulmuesin e ri Balde.

Flamurtari për momentin ka një ecuri mjaft të mirë, është ekip i organizuar. Alla nuk do të luajë ditën e dielë dhe shpresoj mos ta humbim për shumë kohë.

Ekipi duhet të jetë i bashkuar që mos t’i ndiejmë mungesat. Shpresoj të arrij fitoren e parë në Kukës. Në dy ndeshjet që kemi luajtur, ekipi është përgjigjur mirë, por kemi ende shumë punë.

Nuk e njoh ende mirë Superioren, pasi kam qenë në vetëm një ndeshje, ndërsa në Kupë u përballëm me një ekip të konsoliduar, si Tirana. Koha do të tregojë sa i qëndrueshëm është ekipi.

Duhet të përmirësohemi në qarkullimin e topit, por më pëlqen shumë gjendja fizike, që është optimale. Kemi një diferencë 9 pikë me Skënderbeun dhe kjo ndeshje nuk do të jetë përcaktuese.

 

Më pëlqen fakti që ekipi vrapon në fushë dhe është në gjendje maksimale në këtë drejtim. Tirana është e shkuara dhe duhet të përgatisim ndeshjen e ardhshme. Ndeshja ndaj Flamurtarit nuk është përcaktuese pasi duhet të punojmë ende shumë.

 

Dëmtimi i Allës- “Ndihem keq që Alla nuk do të jetë ditën e dielë me ekipin. Shpresojë të mos e humbim për shumë kohë futbollistin. Kjo do të thotë për ekipin të jemi më shumë të bashkuar për të mos e ndier mungesën e Tiranës.”

 

Sulmuesi i ri- “Akoma është herët të flasim për Balden, pasi është larg formës fizike për ekipin. Ai duhet të punojë shumë për të kapur ekipin. Për të ka një stërvitje të veçantë që ta kap ritmin sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse është ende larg.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU