Propozime interesante për të shmanguar trukimet në kampionatet tona

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Propozim:

Duke u nisur nga tematika e problemeve qe simbas meje ekzistojne dhe po demtojne shume rende futbollin ne Shqiperi, kam menduar tju propozoj disa ndryshime ne strukturen e kampionateve tona te futbollit duke aplikuar sistemin playuot dhe playoff sic e ka sot federata e futbollit ne Angli organizimin e kampionateve

Keto sisteme nuk e pengojne plotesisht menyren korruptive te shit-blerjeve te ndeshje por e minimizojne ne maksimum kete dukuri negative e shkaterruse te futbollit duke mos u dhene mundesi per te bere marveshje.

Propozimet e mija jane keto:

A- Kategoria e II-te:
Ne cdo grup te kete 14 skuadra ku skuadra e renditur ne vendin e 1-re dhe te 2-te te ngjiten direkt nga secili grup dhe 4 te tjerat qe vijne mbrapa ne cdo grup te luajne playoff per nje vend te 3-te per secilin grup qe te ngjitet ne kategorine e I-re
dhe te bienë nga secili grup direkt 2 ekipe ne kategorine e 3-te dhe 4 ekipet qe jane te renditura siper ekipit te parafundit ne secilin grup te zhvillojne playout per te nxjerre ekipin e trete. Pra bien 3 dhe ngjiten 3.
Kjo formule bene qe 12 ekipe jane ne lufte playoff ose playout dhe vetem 2 ekipe te mezit te jene neutral por qe deri ne javet e fundit do luftojne per interesin e ngjitjes ose mos renies se tyre.

B- Kategoria e I-re:
Gjithashtu te kete 14 skuadra ne secilin grup dhe te zhvilloje sistemin playout dhe playoff qe do te thote ekipi i pare te ngjitet direkt ne superlige kurse 4 ekipet te renditura mbas vendit te pare zhvillojne playoff per te cuare nje ekip te dyte nga secili grup.
Kurse bien nga kategoria I-re 2 ekipe direkt ne kategorine e III-te nga secili grup dhe luhet playout per ekipin e trete te secilit grup Ketu vendi 6,7 dhe 8 jane ekipet e mezit te arte ne perfundim te kampionatit

C- Superliga:
Te kete 12 ekipe ku dy ekipet e fundit ne renditje bien direkt dhe dy te tjerat dalin nga eliminimi ne playout qe do zhvillojne 4 ekipet e renditura siper vendit te parafundit (7,8,9 dhe 10-ta)
Vendi i 7 ndeshet me vendin e 10 Vendi i 8 ndeshet me vendin e 9

Ne te gjitha playoff dhe playout ndeshjet e para luhen ne fushen e ekipit te renditur me dobet ne perfundim te kampionatit.

Ne rast te resultateve te barabarta ne te dyja ndeshjet shkohet direkt tek penalltite pa u luajtur kohe shtese.

D- Kupa e Shqiperise:
Perseri duke marre si shembull FA-cup ne Angli propozoj:

Te perfshihen ekipet e Superliges,Kategoria e I-re, Kategoria e II-te dhe 3 ekipet me te mira ne secilin grup ne Kategorine e III-te dhe ndeshjet te luhen me 1 takim dhe takimi te luhet ne fushen e ekipit te renditur me dobet ne kampionate
Ekipet e Superliges te fillojne te marin pjese mbase raundit te 3-te kjo do sillte masivizim te aktivitetit dhe interesim me te madhe te spordashesve ndaj kesaj kupe.
Ndeshjet gjysem finale te luhen ne Shkoder dhe Elbasan dhe finalja ne Tirane.
Gjithashtu me interes do ishte qe kjo kupe te kishte nje sponsor te vecante ku kupa te emertohej gjithmon ne emer te sponsorit. Ku dhe shperblimi te ndryshoj ku per cdo kalim ne raundin tjeter per ekipin te jepet shperblim kjo mendoj do ti stimulonte ekipet me shume dhe kupa do ishte shume me interesante.

Ekipi fitues te shkoj ne UEFA Europa league
Por ne qofte se ekipi fitues, nga renditja mbas mbarimit te kampionatit fiton te drejten te shkoj ne Champions league ose UEFA Cup atehere finalistja tjeter e kupes fiton te drejten e nje vendi ne UEFA Cup.
Kjo mendoje do i jepte nje tjeter vlere kupes se Shqiperise

E- Te shihet mundesia nga FSHF e organizimit te ekipeve B si nje kampionat me vete dhe te quhen ekipet Reserves ( FK Tirana Reserves ose FK Partizani Reserves ) dhe aty te jete si nje mini superlige ku te kete dhe kampion nga ky kampionat

Ky sitem mundohet te permisoje sa me shume respektimin e kampionatit dhe kupes deri ne fund nga ekipet pjesemarrese.
Ky sistem e minimizon deri ne maksimum tolerancen dhe korrupsionin e atyre ekipeve qe bejne favore ne kurriz te te tjereve dhe shtone me shume interesin per keto aktivitete per mos i banalizuare me akte qe sjane te denje per shoqerine dhe komunitetin.

Artan Singa
President i FC Kevitan

S'KA KOMENTE

Comments are closed.