Protesta, Tifozat Kuq e Zi thërrasin qytetarët për një çështje kombëtare

0
SHPËRNDAJE

Tifogrupi i kombëtares shqiptare “Tifozat Kuq e Zi” janë rikthyer në qendër të vëmendjes, duke thirrur qytetarët në një protestë. Vetëm se këtë herë nuk bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me sportin, por për një temë delikate që po shqetëson opinionin publik ditët e fundit.

Grupimi i njohur ka thirrur qytetarët për t’u mbledhur të shtunën në ora 13:00 para Kryeministrisë për të protestuar kundër marrëveshjes detare me Greqinë.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, deklaroi ditë më parë se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare, gjë që ka sjellë edhe reagimin e ashpër të qytetarëve dhe shoqërisë civile. “Revolta” e qytetarëve është bërë edhe më e madhe për faktin se qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar pas kësaj deklarate.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU