Radas shpëton nga absurditeti i rregullores, Sowe gëzon Dajën

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu po mendon për ndeshjen e së dielës me Vllazninë, sërish në transfertë. Në Gjirokastër u thye 2-0, ndërkohë që reagimi erdhi në mesjavë në ndeshjen e Kupës me Teutën.
Por në Shkodër korçarët i pret një ndeshje mjaft e vështirë dhe këtë trajneri Ilir Daja e di mirë, ndaj edhe po e përgatit ekipin për ta kaluar me sukses këtë. Tri pikët janë shumë të rëndësishme, pasi do të ndryshonte sërish diferenca me skuadrat ndjekëse, duke pasur parasysh që Kukësi e Flamurtari ndeshen mes tyre.

Për këtë takim është rikthyer nga Gambia sulmuesi Ali Sowe, ndërkohë që edhe Marko Radas pritet të jetë në fushë nga minuta  e parë. Çdokush mund të habitet se si një futbollist i cili ka marrë karton të kuq një ndeshje më parë në kampionat të luajë pasardhësen, por absurditeti i rregullores i jep të drejtë. Klubet e kanë votuar vetë atë dhe rregulli është i njëjtë për të gjithë.

Radas u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me gjirokastritët dhe u dënua nga Komisioni i Disiplinës për shkak të gjesteve antisportive. Dy ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik dhe njërin takim e shleu në mesjavë në Kupë. Gjysma e dënimit mbaroi dhe rregullorja i jep “asist” mbrojtësit ta shlyejë me gjobë pjesën e mbetur të dënimit. 1 milion lekë gjobë dhe pezullimi është histori e mbyllur për kroatin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU