Spektakël në Gjirokastër, Luftëtari mposht Tiranën në duelin për Europën

0
SHPËRNDAJE
loading...

Luftëtari ka arritur të fitojë sfidën ndaj Tiranës për një biletë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Skuadra gjirokastrite triumfoi 2-1 në shtëpi në duelin direkt për vendin e katërt.

Në stadiumin “Gjirokastra” u luajt një takim i çmendur, me ritëm të lartë, raste, gola, lojë të bukur, shtylla, kartonë të verdhë e të kuq.

Në fund buzëqeshin të zotët e shtëpisë, falë golave të sulmuesit Eri Lamçja (56′) dhe mesfushorit Dejvi Bregu (73′). Në krahun tjetër, miqtë nga kryeqyteti u zgjuan vonë dhe goli i minutës së parë shtesë i shërben sulmuesit Moctar Cisse vetëm për ta bërë sefte me fanellën bardheblu.

Falë këtij triumfi Luftëtari forcon pozitat në vendin e katërt me 36 pikë, gjashtë më shumë se Tirana dhe +5 nga Vllaznia që do të presë Teutën në stadiumin “Loro Boriçi” (ora 17:00) në duelin përmbyllës të javës së 26-të të Kategorisë Superiore. /minuta90.com/

Luftëtari-Tirana 2-1

Golat: Lamçja 56’, Bregu 73’ / Cisse 90’+1

Luftëtari (4-2-3-1): Ruçi, Liçaj, Boyom, Beqiri, Zguro, Aleksi, Mutumane, Lamçja (Abazaj 61’), Rroca (Rapo 76’), Bregu (Brahimaj 90’+3), Reginaldo (në dispozicion: Miraka, Topi, Zogaj, Bengui) Tr: Mladen Milinkoviç

Tirana (4-3-3): I. Lika, Doka, Cake, Teqja, Hoxhallari, Kërçiku (Halili 58’), Acquah, Daja, G. Lika (Cisse 77’), Nkounkou (Domgjoni 69’), Edeh (në dispozicion: Bakaj, Turtulli, Deliaj, Nuriu) Tr: Mirel Josa

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Gerald Qiriçi, Dojando Myftari, Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Bregu 30’, Zguro 35’, 75’, Rroca 37’, Ruçi 90’+3 / Teqja 58’

Kartonë të kuq: Zguro 75’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.