Tërbuni ja del të qëndrojë, fiton ndaj Orikut

0
SHPËRNDAJE

Tërbuni ka arritur të bëjë realitet një mrekulli të mirëfilltë sportive, pasi kundër çdo parashikimi, ka arritur të mbijetojë mes vështirësive në Kategorinë e Parë.
Ekipi pukjan, në vështirësi të mëdha që pas rënies nga Kategoria Superiore, kaloi pjesën më të madhe të sezonit në vendin e fundit në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe rënia dukej e pashmangshme. Fati i klubit ndryshoi në dy muajt e fundit, ku hap pas hapi, nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Krepi, fillimisht u arrit që të evitohej rënia direkte pas një “finaleje të mirëfilltë kundër Mamurrasit.

Ndërsa sot, në play-off ndaj Orikumit që vinte nga Kategoria e Dytë, pukjanët treguan se e meritojnë të qëndrojnë në Kategorinë e Parë. Pas një pjesë të parë “studimi’ në stadiumin “Elbasan Arena”, diferencën e bëri fillimi i fraksionit të dytë të lojës, ku Prendi dhe Taku, brenda 7 minutash shënuan golat që vendosën fatin e sfidës dhe siguruan mbijetesën.

Tërbuni-Orikumi 2-0
46′ Prendi, 53′ Taku

Tërbuni: Kuka, Beci, Zagani, Tadjong, Begaj, Mezini, Taku (90’+2′ Lleshi), Prendi, Mjekaj (58′ Osmanollaj), Saliaj, Xhabrahimi (85′ Toma)

Trajner: K.Krepi

Orikumi: Sali, Hazizi, Omeri, G.Hoxha, E.Hoxha, Nurçe, Xhelili, Livanaj, Kapaj (71′ Gjipali), Capoj (56′ Llojaj), Kongjoni

Trajner: Albert Haxhiaj

KV: Mjekaj, Mezini, Livanaj / Hazizi

Gjyqtarë: Edvaldo Dyrmishi, Alfred Shkreta, Rejdi Zaimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU