Teuta apel tifozëve: Hajdeni ta kthejmë në festë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Mbase është ekipi më i penalizuar në superligë nga lojtari i 12-të që janë tifozët. Duket se edhe trajneri edhe lojtarët kanë nevojë për një shtysë më shumë në këtë finish drithërues kampionati. Me gjithë lojrat e bukura që ka zhvilluar Teuta shkallët e “Niko Dovanës” janë parë shpesh herë të boshatisura.

Teuta luan ndeshjen e sezonit të shtunën, teksa pret në shtëpi Vllazninë, kundërshtar që duhet ta mundë për të siguruar qëndrimin në Superiore.

Për këtë ndeshje drejtuesit e klubit kanë vendosur që hyrja në stadium të jetë falas, dukë kërkuar haptazi mbështetjen e tifozëve në një ndeshje mjaft të rëndësishme si kjo.

Trajneri Magani nuk e ka të plotë grupin, pasi mungojnë për arsye dëmtimesh Hodo e Çmajçanin, ndërsa të pezulluar janë Musta dhe Sykaj. Por ka edhe lajme të mira, pasi nën urdhrat e stafit teknik për këtë ndeshje do të jetë mesfushori Ardit Hila, i skualifikuar në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër me Luftëtarin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU