Teuta/ Pas humbjes në Lushnjë nis operacioni “fshesa”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Albi Dosti është “koka e prerë” që paralajmëroi Gugash Magani pas humbjes në Lushnje. Trajneri peqinase deklaroi se jepte dorëheqjen, ndërsa këshillonte pasardhësin e tij që “të priste kokat e disa senatorëve”.

Se kush ishin senatorët, Magani nuk e tha, por klubi ia refuzoi dorëheqjen dhe sot u zhvillua mbledhja e ndarjes së shapit nga sheqeri, me trajnerin që është konfirmuar në drejtim.

Ashtu si pritej, Albi Dosti ka qenë një ndër lojtarët në shënjestër (për shkak se konsiderohet ‘senator’ te Teuta) dhe mesfushori është përjashtuar nga Teuta, për mungesë impenjimi. Në fakt, mesfushori ka qenë titullar në çdo ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol këtë sezon, por duket se paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit kanë tërbuar Maganin.

Gjobë edhe për mesfushorin tjetër titullar Ardit Hila, i cili është në sezonin e tretë në Durrës, duke qenë ndër të paktët e konfirmuar nga sezoni i shkuar.

Teuta-Flamurtari 1-2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.