Tirana mposht Tomorin me ndihmën e 2 penalltive

0
SHPËRNDAJE

Tirana  3-1  Tomori

Golat: 18’(11met), 36’ Ngo, 58’(11met) Greca/ 30’ Kopaçi

Tirana: Lika, Kërçiku(76’ Bishaj), Muhamed, Turtulli, Hoxhallari, Daja(66’ Vrapi), Karabeci, Maveje, Greca, Muguna, Ngo(66’ Sentamu). Tr. Ze Maria

Tomori: Kaloshi, Çaço, Bitri, Daci, Paja, Sharavolli(68’ Mirani), Mersini, Koleci, Myzyri(54’ Drabo), Kopaçi, Buba(46’Hyseni). Tr. G. Arbri

Karton të kuq:73’Maveje/46’ Kopaçi

Dy penallti dhe dy kartona të kuq vendosin këtë herë ndeshjen Tirana – Tomori dhe bardheblutë ruajnë kreun. Tirana është treguar superiore por edhe Tomori është përpjekur të përballet me ta. Në pjesën e parë ishte Ngo ai që vendos ndeshjen fillimisht nga pika e bardhë dhe me pas një goditje nga brenda zone. Kopaçi me një driblim edhe ndaj Likës shënon barazimin e përkohshëm. Në fundn e kësaj pjese shënuesi i golit të vetëm për beratasit largohet me kartonin e kuq për protesta.

Ndërsa në fraksionin e dytë ndeshja kishte dy tablo ajo deri në daljen me të kuqe të Maveje e dominuar nga bardheblutë edhe me një tjetër gol të shënuar sërish nga penalltia. Ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes me forca të barabarta në fushë e dominuar nga Tomori por pa gol.

Tirana e nis ndeshjen në sulm ndërsa Tomori ashtu, si pritej qëndruan më shumë në mbrojtje për të përdorur kundrasulmin si mundësinë e saj. Momentin e parë të mirë bardheblutë e kanë pas bashkëpunmit Ngo-Greca me topin e goditur nga ky i fundit në shtyllë.

Por goli i parë vjen nga pika e bardhë pas një aksioni të zgjatur të kryeqytetasve Kërçiku kroson nga e djathta dhe pasi gjyqtari lejon avantazhin është anësori që jep 11 metërsh për prekje të topit me dorë. Pas golit të pësuar beratasit shohin më shumë nga porta kundërshtare duke provuar me Kopaçin dhe Sharavollin. Kur po mbyllej gjysëm orëshi i lojës Tomori gjen golin e barazimit me Kopaçin.

Është një top i gjatë i Mersinit dhe mesfushori Kopaçi i shpëton mbrojtjes bardheblu dhe pasi driblon portierin Lika realizon.

Përgjigja e Tiranës vjen pas gjashtë minutash me Ngo pas një topi të marrë nga kapiteni Karabeci me forcë shënon nga brenda zone. Por në fundin e pjesës së parë shkon edhe më keq për Tomorin pasi për protesta Florian Kopaçi ndëshkohet fillimisht me kartonin e verdhë e më pas të kuq.

Pjesa e dytë nis sërish me Tiranën në sulm duke përfituar edhe nga avantazhi numeric dhe momentin e parë të rrezikshëm e krijon me Mugunën që godet portën nga goditja standarte por ngjitur me shtyllën. Në të 68’ është Sharavolli që ka mundësinë e parë të mirë për Tomorin në këtë fraksion por ndalet nga Lika. Në aksionin pasardhës është Kaloshi që Sentamun dhe më pas Daci ndal Grecën duke shpëtuar Tomorin.

Në minutën e 73’ barazohen forcat në fushë pas daljes me karton të kuq të Maveje për një hapje krahu ndaj Miranit.

Pas kësaj është Tomori që sulmon më shumë duke kërkuar golin, madje Bitri kthehet në një sulmues. Por mundësinë më të mirë e kishte Hyseni me një goditje nga jashtë zone.

 

 

Kronika:

18’ Ngo shënon nga pika e bardhë pas penalltisë së fituar nga Kërçiku pasi krosi tij ndërpritet sipas anësorit nga një prekje e Çaços me dorë.

30’ Mersini lëshon një top të gjatë dhe gjen të zbuluar Kopaçin, i cili pasi driblon dhe Likën e portën e boshatisur se ka të vështirë të shënoj.

36’ Karabeci hedh një top në zonë ku Ngo ia del përballë mbrojtjes beratase godet fort dhe kalon sërish Tiraën përpara.

58’ Shënon sërish Tirana nga pika e bardhë këtë herë me Grecën pas penalltisë së fituar nga Ngo. Pas një topi të future në zonë Ngo godet me kokë dhe topi përplaset në tranversë dhe në kthim shtyhet nga portieri Kaloshi dhe sërish 11 metërsh. Ngo ia lë penalltinë Grecës që nuk gabon përballë Kaloshit.

tomori-tirana

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU