Vllaznia i kërkon FSHF-së të shtyjë ndeshjen

0
SHPËRNDAJE


Kategoria e Parë / Ndeshja mes Vllaznisë B dhe Sopotit e vlefshme për “play off” është vendosur të luhet ditën e premte në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Përballja që do të mësojë se cila skuadër do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm do të luhet në orën 16:00, por tani ka dalë një kërkesë nga ana e shkodranëve.

Drejtuesit e klubit kuqeblu kërkojnë që ndeshja të shtyhet, pasi të premten nuk mund ta kenë kontigjentin e plotë të lojtarëve që kanë luajtur gjatë gjithë sezonit në Kategorinë e Dytë.

Vllaznia U19 do të luajë po të premten në kryeqytet ndaj Partizanit dhe një pjesë e lojtarëve të kësaj skuadre aktivizohen edhe te Vllaznia B, ndaj kjo gjë pritet të penalizojë këtë skuadër në përballjen ndaj Sopotit.

Po ashtu, Vllaznia B nuk do të ketë mundësi të marrë as ndonjë lojtar nga ekipi i Vllaznisë A, pasi këta të fundit do të luajnë ndaj Teutës në transfertë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.