Vllaznia/ Shkodra nuk po gjen “1 bomber”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Vite më parë, Vllaznia ishte fabrika e golit. Mjaft të kujtohen emra si Sinani, Salihi, Balaj, Vajushi etj., të cilët furnizonin kampionatin shqiptar me nuhatës të vërtetë goli, ndërsa sot situata është në të kundërt. Paradoksale dhe për “të vënë kujën”, pasi sulmi i Vllaznisë është “fantazmë”. Deri më tani, jo vetëm që golat janë realizuar me pikatore, por mungon firma e sulmuesve për të…

STATISTIKAT

Ekipi i Vllaznisë i ka bërë një nisje të dobët këtij sezoni të ri futbollistik. Pas 7 javësh kampionat, shkodranët ndodhen në vendin e parafundit, së bashku me Luftëtarin, në kuotën e 5 pikëve. Në këto shtatë javë, kuqeblutë kanë arritur vetëm 1 fitore në javën e parë ndaj Lushnjës dhe më pas 2 barazime e 4 humbje. Dy javë nga mbyllja e fazës së parë, shkodranët janë një ekip për mbijetesë.

GOLAT

Por, ajo që shqetëson më shumë në Shkodër është fakti se ekipi nuk ka sulmues. Në 7 javë kampionat, Vllaznia ka shënuar 3 gola dhe ka pë- suar 6 të tillë. Pra, me një golavarazh (- 3). Vllaznia është një nga skuadrat me sulmin më të dobët, duke lënë pas vetëm Lushnjën e vendit të fundit, që ka shënuar vetëm dy gola. Mjafton të përmendet fakti se 3 golat e shënuar nga Vllaznia në këtë sezon mbajnë firmat e mbrojtësit Gocaj dhe mesfushorit Hasani, ndërsa tjetri ka qenë autogol, për të kuptuar sa shumë vuajnë në Shkodër për një sulmues. Për më tepër Vllaznia ka shënuar vetëm në dy takime. Ndaj Lushnjës në transfertë e ndaj Flamurtarit në Shkodër.

AFRIMET

Në merkaton e verës u afrua Atsina dhe në orët e fundit të merkatos edhe Ribaj. Por, siç duket asnjëri prej tyre nuk ka bindur akoma. I pari vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk dihet akoma kur do të rikthehet në fushën e lojës, ndërkohë i dyti ndodhet jashtë forme dhe duhen pritur ndoshta edhe disa ndeshje të tjera.

Nga ana tjetër, Çinari, Kalaja apo Kruja nuk kanë mundur të marrin përsipër repartin e sulmit, për të shënuar gola për ekipin e tyre. Vetëm në takimin e fundit tekniku i ri Gjoka ka ndryshuar repartin e sulmit. Ai i ka besuar Kalasë vijën e parë, mirëpo sërish nuk ka dhënë rendimentin e duhur. Tani Gjokës i mbetet më tepër deri në fund të kësaj pjese të parë të sezonit, të “arnojë” në sulm dhe të marrë maksimumin nga lojtarët e tij. Ai do të kërkojë që të ndryshojë pikërisht këtë repart, në mënyrë që të synohen pikët maksimale.

Vllaznia
Banderola e tifozeve te Vllaznise
Vllaznia

S'KA KOMENTE

Comments are closed.